Parlamenti serb miraton marrëveshjet e “Open Balkan”
Deputetët serbë i dhanë dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunimin në veterinari, dhe sigurinë e ushqimit dhe kafshëve, e cila u nënshkrua në Tiranë më 21 dhjetor, në kuadër të “Open Balkan”.
Zbatimi i këtyre marrëveshjeve sipas ministrit serb të Bujqësisë Branislav Nedimoviç nis më 3 janar. Analizat laboratorike të ushqimeve, pavarësisht nëse janë me origjinë bimore apo shtazore do te njihen tashme nga autoritetet e te tre shteteve në tregtinë e ndërsjellë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Nedimoviç i bëri thirrje vendeve në rajon që t’i bashkohen nismës “Open Balkan”. Parlamenti miratoi marrëveshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të certifikatave të sigurisë për njohjen reciproke të certifikatave të sigurisë që shërbimet doganore u japin subjekteve ekonomike përfitime të shumëfishta në biznes.