Parti e re? Rudina Hajdari: Ajka e qytetarisë, ndryshimin do ta bëjmë me rininë
Aktualitet E Diel, 23 Gusht 2020 10:18
U bë deputete nga listat e PD-së dhe kur partia e saj dogji mandatet, Rudina Hajdari qëndroi në Kuvend dhe tani do të ketë partinë e saj. Hajdari do të zyrtarizojë lëvizjen e re politike për të garuar në zgjedhjet e 2021. Vajza e Azem Hajdarit thotë se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që bëjë ndryshimin.