PD e Vaut të Dejës: Skuadra e hajdutëve të Bashkisë thellon skandalet dhe abuzimet e saj

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA VAU DEJËS

Të bindur për humbjen e sigurtë në 14 Maj, dhe të pandëshkuar deri më sot nga organet e drejtësisë, skuadra e hajdutëve të Bashkisë Vau Dejës thellon skandalet dhe abuzimet e saj.

Shëmbëlltyra e fundit e kësaj ngrykësie për vjedhje dhe korrupsion është tenderi 20 milion lekë për blerje lubrifikantësh për vitin 2023. Ndërkohë që përpara tij, një tjetër praktikë po kaq korruptive ishte tenderi 240 milionë lekë për blerje karburanti datë 03 Prill 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa konkurrencë, pa transparence, vetëm korrupsion dhe vjedhje flagrante e parave të qytetarëve të Vau Dejësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky tender, është shënuar me flamur të kuq, edhe nga Open Procurement, e cila bën monitorimin e procedurave tenderuese të Bashkive të vendit, pasi në këtë tender ashtu si edhe në shumë të tjerë të Bashkisë Vau Dejës ka zero garë, zero konkurencë.

20 milion lek të këtyre ditëve, 242 milion lekë në muajin Prill, dhe plot 1 miliard e 110 milion të katër viteve, e kthejnë bashkinë Vau Dejës, në grabitësen historike të taksave të qytetarëve të Vau Dejësit në plot 1 miliardë e 130 milionë lekë vetëm karburant lubrifikant, të cilat sikur mjetet e bashkisë Vau Dejës të kishin qëndruar 24 orë të ndezura nuk do të shpenzohej kurrë një shifër e tillë në kufijtë e marrëzisë të këtij skandali dhe për rekord guinnes!

Ftojmë organet e drejtësisë, Drejtorinë e Antikorrupsionit, Krimit Ekonomik, të hetojnë këto afera korruptive, abuzive, grabitëse ndaj taksave të qytetarëve të Vau Dejës, ndërkohë që Partia Demokratike, është e vendosur në rrugën e saj për të denoncuar çdo formë abuzimi dhe paligjshmërie në dëm të qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës.

Skuadra e hajdutëve është ngritur në aksion sepse sot më shumë se kurrë e kanë të qartë se 14 Maji, është fundi i tyre dhe fillimi i punës për të kthyer çdo qindarkë të qytetarëve në shërbime dhe mirëqënie për ta dhe familjet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?