Partia Demokratike cakton Tritan Shehun si drejtues politik në Gjirokastër

Partia Demokratike ka caktuar Tritan Shehun si drejtues politik të qarkut të Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti Tritan Shehu është një prej politikanëve me përvojë dhe kontribut brenda selisë blu.

Më herët Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin në qarkun e Elbasanit, Edi Palokën në Durrës dhe Helidon Bushatin në Shkodër.

Në Vlorë, PD ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD-ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Në qarkun e Lezhës drejtues politik është Mark Marku, Korça i është besuar Edmond Spaho-s, ndërsa në Dibër është caktuar ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu.

SHKARKO APP