Partia Demokratike: Ditën e sotme do jemi në sallat e kryesisë së Kuvendit
Me anë të një njoftimi zyrtar, Partia Demokratike, ka njoftuar se do jetë sërish e pranishme fizikisht në komisionet parlamentare që do të zhvillohen sot.
PD bën të ditur se sot do të zhvillohen 4 komisione e se anëtarët e partisë do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i Arsimit dhe i Ekonomisë do të zhvillohen sot.
NJOFTIMI I PD
Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjeke nga afer qendrimet per komisionin.Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10.00
Komisioni i Arsimit, ora 10.00Komisioni i Ekonomise, Ora 11.00.