PD nis pastrimin e anëtarëve që janë me Salianjin: Punuan për të majtën

Pas mbështetjes ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, i cili u distancua nga Sali Berisha dhe organizoi foltore me demokratët, Partia Demokratike ka nisur përjashtimet e disa anëtarëve. Me firmë të Flamur Nokës, partia ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit kryetarin Dritan Burgija.

Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv, grupit të këshilltarëve i propozohet si kandidat për kryetar Ardian Muka. Përjashtime kanë marrë edhe Arlind Boshku, që mban edhe postin e sekretarit të degës së PD-së në Durrës.

Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Sipas tij, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike.Ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike. “I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, deklaroi Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vjen në një moment kur selia blu do të ketë zgjedhje për kryetar partie, ku kandidat deri më tani është veç Sali Berisha. Në reagimet e fundit, vetë Salianji ka deklaruar se synon që gara për kryetar të zhvillohet mbi baza të qarta dhe se ai do të jetë në garë, megjithëse drejtuesit e PD-së thonë se nuk ka mundësi për këtë pasi ai nuk është më anëtar. Situata ka shkaktuar tensione të dukshme brenda radhëve të PD-së në prag të procesit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Salianji është i vetëpërjashtuar, nuk mund të kandidojë për kreun e PD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?