Partia Republikane: Rama çnjerëzor dhe kriminal me emigrantët

Emigrantët shqiptarë që kanë mbetur në qiell të hapur mes kufirit Greqi-Shqipëri, çështja e tyre ka nxitur një debat të fortë politik. Partia Republikane përmes një deklarate të shpërndarë për mediet, thekson se sjellja e kryeministrit Edi Rama është kriminale dhe çnjerëzore. Teksa i kujton qeverisë që të përmbyshë detyrën, i bën thirrje që emigrantët nuk mund t’iu thuhet që të paguajë shpenzimet e karantinimit 14 ditor në hotel.

Deklarata e plotë

Partia Republikane deklaron se qendrimi i Rames dhe qeverise karshi shqiptareve të bllokurar në kufi, sidomos ate të Kapshtices eshte sa cjnerezor edhe kriminal. Ata jane shqiptarë dhe ska asnje rendesi sa kane apo nuk kane shtetesi tjeter. Askush nuk ka te drejte te mos i lejoje te kthehen në vendin e tyre. Eshte detyre e qeverise të kujdeset për ta për ti identifikuar, apo ndihmuar qe të bejne karantine ne nje vend të organizuar nga shteti. Atyre smund ti kerkohet të bejne karantine në hotele me shpenzimet e tyre, të lihen në kete situate të flene jashte, në të ftohte dhe debore, pa ushqim.

SHKARKO APP