Partitë politike në ethet e listave për zgjedhjet e 25 prillit

Ethet e listave zgjedhore kanë përfshirë të gjitha partitë që janë regjistruar për të qenë pjesë e garës së 25 Prillit. 24 orë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për deputetë pranë KQZ-së, brenda kampit socialist publikisht shumë pak qartësi ka për ata që do të konfirmohen për të rikandiduar, ata që nuk do ta kenë me këtë shans apo atyre që do të përfshihen rishtazi në oborret e politikës pavarësisht nëse janë të rinj në moshe apo mund të jenë në pension zyrtarisht.

Vendin të sigurt e kanë dhe 12 drejtuesit politik të qarqeve të këtij viti, ku mësohet se nuk do të vendosen në krye të listës, por të renditur me atë numër të cilin socialistet synojnë të marrin si numër mandatesh në atë qark. Ditët e fundit disa deputetë kanë bërë publik vendimin për të hequr dorë vullnetarisht rikandimimin.

E para ishte Vasilika Hysi që e bëri tërheqjen nga politika në një aktivitet për Reformën në Drejtësi. Me të njëjtin motivacion deklaruan moskandidimin e tyre dhe Besnik Bare deputet prej shumë mandatesh si dhe Sadi Vorpsi me një mandat deputeti dhe një Prefekti të kryeqytetit.

Lista e plotë me 140 kandidatët socialistë për të 12 qarqet do të marrë pasditen e të hënës vonë miratimin e kryesisë rozë dhe vetëm atëherë kryesocialisti ka vendosur të bëjë publik emrat ndërkohë që dokumenti zyrtarisht është depozituar në KQZ.

SHKARKO APP