Partizani ndan zyrtarisht rrugët me Orges Shehin

Aventura e Orges Shehit si trajner i Partizanit ka marrë fund pas 27 ndeshjeve. Klubi i kuq dhe tekniku durrsak kanë rënë dakord për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin e nisur në 26 dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike.

Njoftim i plotë

Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.

SHKARKO APP