Pas 10 ditësh, tokat akoma të përmbytura në Lezhë, banorët: Me këtë qeveri po bëjmë vetëm indietro. Na duhet ndryshim!
Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe bashkia.
Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj u takua me banorë në Spiten, një zonë ku nuk ka shkuar askush për të parë situatën dhe për të vlerësuar dëmet.
“Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë.”- u shpreh një banor, i cili ka humbur gjithë pularinë dhe të mbjellat për shkak të bllokimit të kanaleve.
“Vijnë vetëm para zgjedhjeve, heqin ca kallama, por kanalet nuk hapen, kur ka përmbytje në dimër, por muaj më parë”- shpjegoi një banor më profesion agronom.
“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”- tha një banor tjetër.
Të braktisur nga qeveria, pa investime, pa mbështetje banorët shprehen të bindur se vendit i duhen ndryshimi.
“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”- theksoi përfaqësuesja e PD, Lindita Metaliaj.