Pas 11 orësh vonesë, mbërrin në Durrës trageti i nisur nga Bari
Pas 11 orësh vonesë, 280 udhëtarët që ishin nisur një natë më parë nga porti i Barit, kanë mbërritur në Durrës. Rreth orës 18:20 udhëtarët kanë hyrë në terminalin e pasagjerëve duke shprehur një sërë ankesash ndaj ekuipazhit të tragetit. Ata janë shprehur se vonesat shkuan shumë gjatë dhe asnjë informacion nuk iu dhanë për difektin.
Trageti “Rigel I” i kompanise Ventouris Ferries, pasi u nis nga porti i Barit në Itali, pësoi një defekt në panelin e kontrollit, i cili është nxehur dhe nuk merrte disa komanda.
Për siguri trageti ka levizur afër ujërave italiane dhe pas 3 orësh në det difekti është rregulluar dhe trageti ka vazhduar rrugën drejt portit të Durrësit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare pritet të dergoje grupin e Kontrollit Shtetëror Portual për të bërë inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike të tij.
KOHA JONË SONDAZH

