Pas 13 vitesh në Lëvizjen 5 Yje, largohet Beppe Grillo

Pas 13 vitesh bashkë blogu i liderit të Lëvizjes 5 Yje Beppe Grillo ndahet nga blogu i kësaj force politike.

I lindur më 16 janar të 2005 nga komediani Beppe Grillo si një platformë dixhitale për të komunikuar e shpërndarë ide e propozime për një botë më të mirë. Ky blog u shndërrua shumë shpejt në një tribunë politike që promovonte e stimulonte një mënyrë të re të të bërit politikë, antipartiak, e me metoda të një demokracie direkte.

I përkufizuar as i majtë e as i djathtë, as parti e as organizatë, por një organizm i lirë i qytetarëve, pas katër vitesh aktivitet politik, më 4 tetor të 2009, nga ky blog u themelua Lëvizja 5 Yje. Drejtuesit e kësaj force politike qenë komediani Beppe Grillo e sipërmarrësi informatik Gianroberto Casaleggio.  Lëvizja 5 Yje prezantohet për herë të parë si forcë politike në zgjedhjet administrative të vitti 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 13 vitesh e me një sukese politike cdo ditë e në rritje, në pragun e zgjedhjeve politike të 4 marsit 2018, Beppe Grillo zyrtarizon ndarjen nga blogu i Lëvizjes 5 Yje e krijon një blog të ri. Blogu i tij prej ditës sës sotme quhet “Blogu i Beppe Grillos”, ndërsa blogu i Lëvizjes 5 Yje mban emrin “Blogu i 5 yjeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej nisjes së fushatës elektorale mediat italiane kanë shëprndarë shpesh heerë informacionin në lidhje me  një largim të mundhëm të Beppe Grillo nga Lëvizja 5 Yje. Burimet mediatike flasin për padakortësi e tensione politike me liderin aktual të kësaj force, Luigi Maio, njëkohësisht dhe kandidat për kryeminsitër në zgjedhjet e ardhshme. Por Beppe Grillo ka mohuar gjithcka, duke i konsideruar fake neës.

Dita e sotme solli surprizën e ndarjes virtuale të Beppe Grillos nga Lëvizja 5 Yje.

Në blogun e tij të sapo hapur ish lideri i 5 Yjeve Beppe Grilllo flet për një nga akuzat më të forta që i bëhen sot kësaj force poltike “paaftësia”.

“Kur përkufizohem i paaftë shkruan, Grilllo, dua të më shpjegojnë dhe se cfarë është për ta aftësia.”

“Me këtë faqe të re dua të nis një aventurë të jashtëzakonshme, shkruan Grillo, të lirisë së mendjes, fantazisë, utopisë, ëndërrave, vizoneve. Do shkoj në kërkim të marrëzisë, të artistëve, të këndëvështirmeve por të ideve e jo të opionioneve. jam i lodhur nga opinionet. Unë dua të ëndërroj, kërkoj gjtihmonë dicka që më shtyn të ec përpara.  Dhe bashkë me ju dua që ta kthej këtë blog ashtu sic ishte më parë”, shkruan ish lideri i 5 Yje Beppe Grillo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?