Pas 16 shtatorit rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat mbi 35 gradë

Mendoni se shpëtuat nga i nxehti dhe temperaturat e larta? Ende jo, pasi pas datës 16 shtator si pasojë e masave të nxehta afrikane termometri do të shënojë sërisht mbi 35 gradë celcius.

Që nga fundjava do të ketë një kthim në normalitet të vlerave të temperaturës, ndërkohë që reshjet mund të vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme dhe gjatë të premtes.

Në fundjavë, temperaturat pritet të shkojnë sërish në vlerat 30 gradë, dhe i gjithe territori i vendit tonë të përshkohet nga mot i mirë.

Sipas sioptikanëve ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo periudhë, por një gjë është e sigurt: Është ende herët për të nxjerrë rrobat me mëngë të gjata nga garderoba. 

SHKARKO APP