Pas 2 orëve liri, qytetarët rikthehen në karantinë (VIDEO)

Prej një jave Shqipëria është në shtetrrethim. Tirana është mes qyteteve që e kanë respektuar më shumë urdhrin dhe lëvizjen në oraret e përcaktuara. Kryeqytetasit në orën 16:00 dolën nga shtëpia për 2 orë, ndërsa ora 18:00 i gjeti të gjithë brenda. Nga ana tjetër, fierakët nuk e kanë kuptuar ashtu siç duhet orarin e përcaktuar për lëvizjen e lirë të këmbësoreve. Sapo ora ka shënuar 16:00 në rrugë kanë vërshuar qytetarë e makina, duke “shpëtuar” nga karantina e vendosur, por me shkelje të rregullave. Qytetarët kanë duke shëtitur në bulevardin kryesor dhe jo vetëm, ku nuk kanë munguar edhe xhirot me biçikleta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?