Pas 20 vitesh, monedha euro barazohet me dollarin

Vlera e këmbimit mes euros dhe dollarit amerikan është thuajse e njëjtë, pas 20 vitesh. Në kursin e këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për ditën e martë, dollari amerikan nga euro ka një diferencë vetëm 0.06 lekë. Që prej fillimit të 2022, monedha europiane ka rënë me thuajse 15 për qind.

Në këtë zhvlerësim historik ka ndikuar frika e një recesioni të gjatë, inflacioni i lartë dhe pasiguria në furnizimet energjetike të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ekspertët amerikanë thonë se një sërë rritjesh agresive të normave të interesit nga banka qendrore, përfshirë Rezervën Federale, bashkë me rritjen tepër të ngadaltë ekonomike, do të mbajnë presionin ndaj euro-s duke shtyrë investitorët drejt dollarit amerikan.

SHKARKO APP