Pas 25 vitesh, Berisha nxjerr përgjimet ndaj Ramës: SHIK e ndoqi në Paris me diplomaten greke

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ”Opinion” ka nxjerrë një informacion për Edi Ramën, sot kryeministër. Sipas Berishës, Rama në 1992-1996, Edi Rama, asokohe gazetar e artist, është shoqëruar me një diplomate greke, e cila mund ta ketë rekrutuar për informacione për Shqipërinë.

”Rama ishte e lidhur me një diplomate greke. Në vitet ’92-96. Rama ndiqej për lidhjen me këtë zonjën. Në Paris ikën të dy. Se cila ishte lidhja me diplomatën greke, erotike apo pune, nuk e di. Po të ishte lidhje erotike nuk do merresha me të. E ka përgjuar shërbimi. Ai u zhduk bashkë me të greqisht. Shërbimi informativ e ndiqte Edi Ramën por nëse e rekrutoi ky atë apo ajo këtë, nuk e di. Po të pyesësh shërbimin, ajo e rekrutoi. SHIK raportonte me ligj te Presidenti i asokohe”.

I pyetur më tej, se përse Berisha e nxorri tani këtë informacion, ai u shpreh: “Kanë kaluar 25 vite dhe ky informacion deklasifikohet. Kishte dyshime se është në bashkëpunim me të”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?