Pas 28 orësh në det, Eva Buzo del nga spitali: Jam e kënaqur me rezultatin, bëra më të mirën
Atletja shqiptare, Eva Buzo ka dhënë një deklaratë për mediat pas 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Pas daljes nga spitali që qëndroi për disa orë, Buzo tha se është e kënaqur me rezultatin që ka arritur, si dhe theksoi se u mundua që të japë më të mirën.
”Jam shumë e kënaqur me rezultatet që kam arritur. U mundova që të jap më të mirën, ishte e vështirë. Noti ka vështirësitë e veta. Në këtë notim ishte e vështirë me erën dhe i thash vetes fillo që të notosh. Fillova ngadalë dhe mendova që kur të vinte darka do e kisha më shumë shpejtësi, por nuk ndodhi pasi u pickova nga një kandil dhe nuk e arrita qëllimin. I thashë edhe trajnerit ca po ndodhte, ishte edhe era, anijet e vogla vërdallë kishin efektin e tyre”,-tha Buzo.