Pas 3 muajsh bota do të flasë ndryshe, ja çfarë parashikon Pipero për Shqipërinë

Si në çdo vend të botës që është prekur nga pandemia e Covid-19, edhe në Shqipëri do të mbërrijë vaksina anti-covid. Kryeministri Edi Rama kujton çdo ditë se ka porositur 500 mijë doza dhe se procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumit ”Air Albania”. Si do të ndikojë dhe sa shumë do të ndryshojë jetën tonë vaksina, duhet ende kohë për ta parë, por sipas epidemilogut Pëllumb Pipero pasojat do të vihen re ndjeshëm.

”Një pjesë nuk vaksinohen, një pjesë e kanë kaluar, fashat me përparësi, grupet e riskut, duke marrë në konsideratë edhe protokollin, edhe atë që ka krijuar imunitet, natyrisht që me 250 mijë vaksina të plota me dy doza, nuk do ta konsideroj të ezauruar problemin, por do ta relaksonin shumë sistemin shëndetësor te ne. Ulet intensiteti, agresiviteti, është goxha relaksuese”,-u shpreh, i ftuar në programin “Log”.

Nga ana tjetër, sipas Piperos brenda 3 muajve bota do të flasë ndryshe dhe kjo falë vaksinës. ”Ka disa pikëpyetje të vogla për faktin se duhet të bëhet me dy injeksione, i pari nga i dyti ka një distancë 3-4 javë. Të gjithë shkencëtarët mendojnë se pas aplikimit të dozës së parë, antitrupat fillojnë të krijohen nga dita e 9. Duhet t’ka lëmë kohës si do të aplikohet, përsa kohë do të arrijë dhe do të zgjasë ky imunitet. Gjasat janë që vaksina të krijojë mbrojtje pas dozës së dytë dhe imuniteti të zgjasë për disa vite. Unë besoj se në tre muaj bota do të flasë ndryshe. Nuk e presim mrekullinë vetëm nga vaksinimi. Do të na duhet që masat e tjera parandaluese, si maska të jenë prezente. Maska vazhdon të jetë e domosdoshme”,-tha më tej.

SHKARKO APP