Pas 3 muajsh izolim nga bora, hapet rruga e Panaritit në Korçë
Pas 3 muajsh izolim nga bora që arriti në 2 metra, ditën e sotme për fat të mirë është hapur rruga e Panaritit. Më konkretisht është hapur zona e Mashkullorës, që është pika më e lartë për të kaluar drejt fshatit.
Fshati Panarit ishte i bllokuar që prej tre muajsh, ku 200 banorë mbetën të izoluar për shkak të dëborës.
Fshati Panarit ndodhet 50 km larg qytetit të Korçës, është një zonë shumë e thellë malore dhe reshjet e borës aty janë të shumta.
Kjo është një situatë e përsëritshme çdo vit në këtë zonë vetë banorët kanë thënë se marrin masat për ilaçe, ushqime për 4 muaj që ata qëndrojnë të izoluar.