Pas 30 vitesh demokraci, Krishtlindje e heshtur në Korçë
Si asnjëherë më parë, Krishtlindja në Korçë kaloi në qetësi totale. Rrugët dhe sheshet ishin të boshatisura. Këtë vit në rrugët e qytetit të serenatave shikoheshin vetëm mjetet e policisë, që kontrollonin respektimin e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë Covid-19.
Të heshtura kanë qenë edhe lokalet që në Krishtlindjet e mëparshme nuk arrinin dot t’u shërbenin klientëve. E njëjta situatë ka qenë edhe në qytetet e tjera të vendit. Rrugë të boshatisura, ku shikoheshin vetëm uniformat blu.
Pas 30 vitesh demokraci, kjo është hera e parë që Krishtlindja festohet nga shqiptarët vetëm me rrethin e ngushtë familjar, njësoj si në kohën e regjimit komunist.