Pas 4 dorëheqjeve, Alibeaj ”humbet” edhe Vorën. Kandidati nuk arrin të regjistrohet në KZAZ

Një situatë e paprecedentë po ndodh me PD-në zyrtare. Deri në këto momente janë 4 kandidatë që janë tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit, në një kohë që dje ishte afati i fundit për dorëzimin në KQZ të emrave për kandidatët për kryebashkiakë dhe për këshilltarët bashkiakë. Fjala është për kandidatët: Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd.

Por Alibeaj ka ”humbur” dhe një tjetër kandidat. Ibrahim Bruka nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga BalkanWeb, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet. “Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?