Pas 41 viteve punë në arsim, mësuesja me lot në sy del në pension në ditën e lindjes
Me mbylljen e vitit shkollor, edhe mësuese Liljana Alushani përfundon rrugëtimin e të gjatë 41-vjeçar në arsim. Nxënësit dhe kolegët e saj në shkollën ”Dora d’istria” në Tiranë, kishin organizuar një surprizë plot emocione që përkonte edhe me ditëlindjen e saj të 61-të. Vaksinimi i arsimtarëve lejoi përqafimet e munguara mes tyre përgjatë dy viteve. Për mësuesen e Kimisë, ose siç të gjithë nxënësit e thërrasin zysh Lilin, të gjithë flasin fjalë të mira.
KOHA JONË SONDAZH

