Pas akuzave, a duhet PD t’i besojë SPAK-ut për Vetting-un e politikës? Përgjigjet Alibeaj

Edhe pse SPAK ka përmbushur shumë pak pritshmëritë e opozitës, për nënkryetarin e PD-s, Enkelejd Alibeaj, zgjedhja si organi që do të kryejë Vetting-un e politikanëve është bërë se është kërkesë e Komisionit të Venecias, por edhe për t’ i dhënë mbështetje Reformës në Drejtësi.

”Ne si opozitë prisnim më shumë nga SPAK, e kemi testuar SPAK dhe shumë pak ka dhënë rezultat. Nuk ka përmbushur të gjithë pritshmëritë e mëdha që deri në 2016 ishin. Ne e kemi përzgjedhur për t’ i dhënë një mbështetje reformës në drejtësi. Kjo zgjedhje e jona është bërë se është kërkesë e Komisionit të Venecias, që të jetë familjar me çështjet e korrupsionit”.

I pyetur se çfarë e bën PD-në që të ketë besim te SPAK, në një kohë kur nuk është marrë me asnjë nga 7 kryebashkiakët që PD ka identifikuar se binin ndesh me ligjin e dekriminalizimit, Alibeaj thotë që çdo palë tjetër do të duhet ta pranojë si një mekanizëm, përderisa ata e pranojnë.

“Dikush duhet ta bëjë, duhet të jetë e shkruar që është i distancuar politikisht, do të duhej të ishte një trupë e specializuar. Do të duhet të ishte një nga organet e reja të specializuar. Duhet të kishte imunitet dhe i mirëpaguar. Përgjigja është e thjeshtë, nëse SPAK nuk ka vepruar si duhet të dëmtuarit kush do të ishin, do të ishim ne opozita. Ne po e ndërmarrim këtë hap për t’ia dhënë si përgjegjësi SPAK-ut dhe të bëhemi ne të parët që ta çajmë si edukatë politike e ligjore për t’ iu nënshtruar SPAK-ut. Përderisa ne mosbesuesit ndaj SPAK e pranojmë, besoj çdo palë tjetër do të duhet ta pranojë si një mekanizëm që do të duhet të funksionojë. E rëndësishme është të krijojmë mekanizmin. Dhe forca më e madh është nevoja ulëritëse që ka shoqëria për ta bërë vetingun e politikanëve”.

SHKARKO APP