Pas akuzave të PD-së, Prokuroria nis verifikimet për Agron Xhafajn
Prokuroria e krimeve të Rënda nis zyrtarisht verifikimet për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pak ditë pasi opozita publikoi dosjen e plotë të dënimit në Itali për trafik droge.
Mësohet se sot organi i akuzës ka nisur verifikimet për Agron Xhafajn.
Reagimi i organit të akuzës erdhi pas deklaratës së bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit vetëm Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk po sheh shkeljet ligjore dhe falsifikimet e ministrit të Brendshëm, për të mbrojtur vëllain e tij.
Një ditë më parë edhe Ambasadori amerikan Donald Lu tha se po verifikohen akuzat e ngritura për vëllain e ministrit të Brendshëm.
KOHA JONË SONDAZH

