Pas arrestimit të Lefter Allës, shoqërohet edhe 12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë
Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, ndërkohë që mësohet se janë shoqëruar edhe 12 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Në lidhje me arrestimin e Allës nuk ka ende një njoftim zyrtar, por burime bëjnë me dije se ai akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Po për të njëjtën arsye janë shoqëruar edhe 12 zyrtarët e bashkisë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat, pasi kanë qenë anëtarë të komisioneve.
KOHA JONË SONDAZH

