Pas Bardhit, Berishës edhe Basha takim me reporterët e Këshillit të Europës
Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, së bashku me nenkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë.
Përmes njoftimit për shtyp të PD, bëhet me dije se Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, për Reformën Zgjedhore që sipas tij do t’u kthejë shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
Më herët kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë.