Pas Bardhit, edhe Berisha takon përfaqësuesit e Këshillit të Europës

Sali Berisha ka pritur këtë të martë delegacionin e raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp të Rithemelimin, Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe te sistemi i drejtësisë, i cili sipas kryetarit të PD është i paralizuar.

“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha.

Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

SHKARKO APP