Pas Bashës dhe Metës, Paul McCarthy takohet edhe me Damian Gjiknurin

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thekson se në fokus ka qenë që nga rritja e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në politikë, tek vijimi i punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me qëllim implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes IRI dhe Partisë Socialiste, ndihma që ky institut do të ofrojë për zbatimin e programit “Woman Democracy Network Albania” që synon rritjen e mëtejshme të angazhimit të vajzave dhe grave në familjen tonë politike, asistenca për trajnimin e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë, vijimi i punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me qëllim implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe roli i Shqipërisë për zhvillimet në Rajonin e Ballkanit ishin temat qendrore të diskutimit”, thekson Gjiknuri.

SHKARKO APP