Pas bisedës me kryeministrin, deputeti demokrat Sula: Rama sot bëri autogol
Te karrigia e kryeministrit Edi Rama pasi mbaroi fjalën në Kuvend, si kurrë më parë shkoi deputeti i PD-së, Dashnor Sula me një letër në dorë. Më pas në fjalën e tij në Kuvend, Saula tha se Rama sot bëri autogol. Për të, ka shumë pikëpyetje për portin e Durrësit.
“Kryeministri bëri autogol kur tha se i kemi vendosur kushte. Nuk është e vërtetë. Kjo gjë ka filluar në janar të vitit 2021, tek i famshmi lokali i Nusretit. Ju keni negociuar dhe keni arritur në këtë pikë përfundimi. Në offshor ne nuk kemi informacion se kush janë kompani që janë në offshore. Pra ekziston rreziku që mund të jenë nga para të drogës. Rreziku ekziston.
Në Kroaci e kanë nxjerrë jashtë sepse nuk u përmbajt kërkesave të tyre. Serbia ka dhënë një tokë të shkatërruar dhe nuk krahasohet me vlerën e Portit të Durrësit. S’kam dëgjuar që një firme tjetër të garantojë që nëse e lë projektin atëherë do të penalizohet.
Nuk ka as logjikë dhe as garanci. Unë do ta votoja nëse aty do të ishte një projekt i pastër turizmi, por duke qenë se do të ndërtohen 13 mijë apartamente. Ju po thoni se do ta hiqni pas tetë vitesh, por nuk ka transparencë, por kujt do ti merret tokë atje”.