Pas Brexit, BE tani “dridhet” edhe nga Frexit
Kandidati për President të Francës, Emmanuel Macron, deklaron se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës nga Unioni.
Ideja e Frexit-it është hedhur me kohë nga rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, por tani edhe vetë kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik, duke treguar se ai është real.
Macron në një intërvistë për BBC është shprehur se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës. Zgjedhësit francezë i drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.
Kjo e fundit ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok.
Macron udhëheq në sondazhe me 20 pike përqindjeje dhe është favorit për të marrë drejtimin e pallatit “Elysee”.
KOHA JONË SONDAZH

