Pas Bullgarisë e Maqedonisë edhe Kosova shpall ditë zie në nderim të viktimave të akisdentit tragjik

Kosova është sot në ditë zie në shenjë solidariteti për aksidentin tragjik që ndodhi të martën në Bullgari, ku 45 persona, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën.

Vendimi u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu sot ka ditë zie edhe Bullgaria.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e 45 viktimave të aksidentit të rëndë të autobusit të së martes në Bullgari, ishin 12 fëmijë, më i vogli 4 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende dhe autoritetet thanë se kanë nisur një hetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?