Pas burgut, dëbim nga Anglia për “infermieren” shqiptare, “ustain” dhe “kopshtarin” e kanabisit/ Emrat

Islam Gjuta, Lumjan Matmuja dhe Valbona Furiku rrezikojnë tani edhe dëbimin.

Tre shtesat shqiptarë që janë përfshirë në prodhimin e kanabisit në Leeds me një vlerë mbi 130 mijë paund janë burgosur.

160 bimë kanabisi iu gjetën atyre në dy shtëpi në Leeds nga 1 dhjetori 2018 deri në 7 janar 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori ian Hudsnon tha në gjykatën e Leeds se 11 qese të mëdha me vakum, që mbanin drogë me vlerë 94 mijë paund, u ishin gjetur të arrestuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Islam Gjuta, 23 vjeç, u kishte dhënë policëve një patentë makine të falsifikuar kur ata e ndaluan në Ford Connect me makinë në 6 dhjetor .

Katër ditë më vonë, ata e panë atë duke dalë nga shtëpia e tij në Vinery Tarrace  me një çantë të madhe dhe duke hyrë në shtëpinë e Lumjan Matmujës në Gledhoë, duke mbajtur dy çanta të mëdha.

Policia zbuloi më vonë katër sera kanabisi brenda dy shtëpive  në fjalë.

Bimë kanabisi u gjetën edhe në shtëpinë e 32-vjeçare Valbona Furriku në Ivy Grove, Cross Green.

Sipas prokurit, të tre ata kanë hyrë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme.

Gjuta dhe Matmuja u shpallën fajtorë për  prodhim dhe shpërndarje droge të klasit B.

Gjuta u shpall fajtor edhe për tre akuza të tjera të dokumenteve falso, patenta shoferi si bullgar, si rumun dhe kartë identeti rumune.

Po ashtu, zonja Furriku u shpall fajtore për dokument falso, kartë identiteti rumune.

Avokati i Gjutës tha se klienti i tij ishte punëtor ndërtimi që kishte hyrë në borxhe.

Avokati i Matmujës tha se klienti i tij ishte kopshtar.

Avokati i zonjës Furriku tha se ajo ishte infermere e kualifikuar që nuk gjente dot punë në Shqipëri dhe që kishte marrë borxh nga familja për të emigruar në Britani të Madhe.

Gjuta u burgos për tre vjet, Matmuja u burgos për 9 muaj dhe Furriku është burgosur për 6 muaj./SYRI.NET

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?