“Pas Covid-19 fshihen fuqi të errëta ose Bill Gates”, DW: Teoritë konspirative kapin qendrën e shoqërisë

Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e Coronës.

“Përfytyrimi, se pandemia është shkaktuar qëllimisht, për të kontrolluar popullin, dhe se pas kësaj fshihet Bill Gates apo fuqi të tjera të errëta, po arrin deri në mesin e shoqërisë”, i tha ministri i Punëve të Brendshme të landit të Tyringisë, Georg Maier (SPD) revistës gjermane “Der Spiegel”. “Në këtë pikë protesta kthehet shpejt në antisemitiste.”

Shqetësim përbëjnë për kreun e Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme të Landeve” gjermane edhe demonstratat aktuale. “Kur njerëzit ushtrojnë kritikë, natyrisht që nuk ka asnjë problem”, tha Maier. “Ajo që na alarmon është përpjekja e ekstremistëve për të marrë peng protestat.” Politikani socialdemokrat kërkon ta vërë këtë temë në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Punëve të Brendshme.

Luftë informacioni në mbarë botën

Kurse senatori për çështjet e brendshme, Andreas Geisel, SPD tha për të ashtuquajturat demonstratat e higjienës. “E rrezikshmja aty është që këta persona arrijnë edhe njerëz që janë besnikë të kushtetutës.” Ata instrumentalizohen kështu për përhapjen e teorive konspirative.

Markus Kerber, sekretar shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme vëren „një luftë informacioni në mbarë botën” për shkak të pandemisë. Po ashtu vihet re edhe një rritje e dezinformimit e propagandës nga jashtë. Ndërkohë teoritë konspirative përhapen edhe brenda vendit. „Kundër kësaj ne duhet të veprojmë me fakte, transparecë dhe mbrojtjes e shkencës”, tha Kerber. Krizat afatgjata janë terren i mirë ushqyes për teoritë konspirative./DW

SHKARKO APP