Pas COVID-19/ Në Britaninë e Madhe do të investohen 2.5 miliardë dollarë për pedalimin dhe ecjen
Sekretari për transportin në Britaninë e Madhe, Grant Shapps, lajmëroi se shteti do të investojë një paketë me vlerë 2.5 miliardë dollarë për ta kthyer pedalimin dhe ecjen në zemër të planit të transportit pas COVID-19. Ideja është që të ulet popullimi me njerëz në transportin publik si edhe bllokimi i trafikut rrugor.
Sipas Shapps, ky investim do të ndihmojë për ta kthyer vendin në më të shëndetshëm dhe më të gjelbër, ndërsa shtoi se me rregullin për të mbajtur një distancë 2 metra nga njëri-tjetri, ka kapacitet për një nga 10 pasagjerë në shumë pjesë të linjave të transportit publik.
Por kjo ka për të qenë mjaft e vështirë për autoritetet britanike. Dhe kjo sepse në vitin 2018, vetëm 1.7% të udhëtimeve u bënë me biçikleta.