Pas daljes nga spitali vlerëson izolimin, kryeministri Johnson: E vështirë të gjej fjalë
Lajmi në të gjithë Britaninë është padyshim dalja nga spitali e kryeministrit, Boris Johnson i cili ka falënderuar të gjithë ekipin e spitalit ku u trajtua që i shpëtoi jetën. ”Është e vështirë të gjej fjalët për të shprehur borxhin ndaj NHS që kanë shpëtuar jetën time. Përpjekjet e miliona njerëzve në të gjithë vendin për të qëndruar në shtëpi ia vlejnë. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer kaq shumë sfida në të kaluarën. #StayHomeSaveLives”.
BBC shkruan se në video mesazh Johnson tha se ishte dëshmitar i “guximit personal” të stafit të spitalit ku ai ishte shtruar, që ndodhej edhe në vijën e parë të rrezikut. Nga ana tjetër, Johnson u shpreh se dy infermiere, Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia, qëndruan pranë shtratit të tij për 48 orë në kohën më kritike. Ai tha se bluzat e bardha të NHS “vinin veten në rrugën e rrezikut dhe vazhduan të rrezikonin përballë këtij virusi vdekjeprurës”.
Kryeministri do të vazhdojë rimëkëmbjen e shëndetit të tij nga shtypia në Checkers. ”Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron të falënderojë të gjithë në St Thomas ‘për kujdesin shkëlqyes që ai ka marrë. Të gjitha mendimet e tij janë me ata që preken nga kjo sëmundje”.
It is hard to find the words to express my debt to the NHS for saving my life.
The efforts of millions of people across this country to stay home are worth it. Together we will overcome this challenge, as we have overcome so many challenges in the past. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/HK7Ch8BMB5
— Boris Johnson (@BorisJohnson) April 12, 2020