Pas darkës me Lajçak, Kurti e Vuçiç dolën për birra?

Pas darkës informale me të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë shkuar për të pirë një birrë në një lokal në kryeqytetin e Gjermanisë.

Kështu thotë ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Ai përmes një postimi në Twitter edhe nuk përmend emrat e dy liderëve, por i quan dy politikanë të shquar ballkanikë.

“Mbrëmë, dy politikanë të shquar ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, shkuan për një birrë në lokalin Ständige Vertretung në Berlin siç u ka hije miqve. Për çfarë folën ata?”, shkruan Jeremiç.

SHKARKO APP