Pas deklaratës së Lleshajt, Voltana Ademi: Jemi më keq se në 1997

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pas incidenteve që ndodhën në Bushat, ka reaguar për mediat edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Jemi kthyer 30 vite mbrapa. Ushtria është duke vepruar në kundërshtim me ligjin pasi nuk ka urdhëra të shkruar. Mendoj që veprimi i Metës është i duhuri në kohën e duhur.

Po shkojmë në degradim total të shtetit nga ana administrative. Jemi më keq se në vitin 1997. Atëherë të paktën funksiononin institucionet, tani nuk funksionojnë më”, është shprehur Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?