Pas disa orësh tensione, deputët e opozitës mblidhen në selinë blu

Pas disa orësh protestë, deputetët e opozitës janë mbledhur në selinë blu. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se socialistët janë në panik nga mosbindja civile e opozitës.

“Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët. Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit. Këtu vdes demokracia.
Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës. Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.
Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësishtë e ndaluar të hyjnë. Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.
E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik. Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës”, ka thën Noka.

SHKARKO APP