Pas dorëheqjeve në Bashkinë Vlorë, hapen aplikimet për 12 pozicione drejtuesish
Pas dorëheqjeve të fundit të drejtuesve në Bashkinë Vlorë – një vendim i nxitur pas një inspektimi të Kryeministrit Edi Rama – janë shpallur zyrtarisht thirrjet për plotësimin e vendeve vakante në 12 pozicione kyçe të administratës vendore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, ka ftuar profesionistë të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë për të kontribuar në ndërtimin e “Vlorës së gjeneratës tjetër”.
“Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nga idetë e reja dhe nga ata që marrin përgjegjësi, jo nga ata që qëndrojnë spektatorë”, shkruan Çuçi, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve të rinj në administratën publike.
Pozicionet e hapura për aplikim:
- Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT)
- Drejtor në Policinë Bashkiake
- Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
- Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
- Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
- Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile
- Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
- Drejtor në Shtëpinë e Foshnjës
- Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
- Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
- Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
- Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
Deputeti Çuçi thekson se kjo është një mundësi për të sjellë risi dhe energji të reja në administratë, si pjesë e vizionit për “Vlorën 2030”.
Aplikimet dhe më shumë informacion:
Të interesuarit mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret dhe procedurat ligjore për aplikim në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

