Pas Durrësit dy grabitje me maska në Tiranë, policia fsheh ngjarjet

Vala e grabitjeve nga persona të armatosur që ka përfshire qytetin e Durrësit ditët e fundit, ka mbërritur dhe në Tiranë.

Vetëm në harkun kohor të 30 minutave pas orës 9-të të mbrëmjes së djeshme kanë ndodhur dy grabitje spektakolare, në dy biznese në Tiranë.

Ngjarjet kanë ndodhur njëra në zonën e parkut të Autobusëve dhe tjetra në Kombinat.

Të bën përshtypje fakti, se persona më armë  kanë kryer grabitjet në pikun e lëvizjes së njerëzve, duke mos pasur asnjë problem dhe duke sfiduar haptas shtetin.

Grabitësit mësohet se kanë qenë të pa maskuar.

Ndërkaq, policia nuk ka dhënë asnjë lloj informacioni në lidhje me këto dy ngjarje të rëndë që kanë ndodhur brenda pak minutash në dy zona mjaft të populluara në Tiranë.

SHKARKO APP