Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, nxënësit në Durrës gati për t’u ulur në bankat e shkollës

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka takuar nxënësit e shkollave në Durrës, të cilët në vitin që lamë pas u përballën me një sfidë të dy-fishtë, pandeminë dhe dëmet e tërmetit të nëntorit.

Shahini u shpreh se ata do të kthehen në bankat e shkollës me vetëdije për respektimin e rregullave dhe protokolleve të kujdesit shëndetësor për mbrojtjen nga Covid-19.

“Nxënësit tanë, përtej sfidave të përbashkëta që paraqet kjo periudhë e pazakontë, mezi presin të rikthehen në bankat e shkollës me vetëdije të plotë se respektimi i rregullave dhe protokollove të kujdesit shëndetësor janë mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit të vetë atyre, shoqeve e shokëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre po ashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me nxënës të Durrësit, zonë e prekur nga tërmeti, bashkëbiseduam pikërisht për nisjen sa më mbarë të këtij viti shkollor”, shkruan Shahini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?