Pas ekipit të kërkim-shpëtimit, sjell edhe ndihma për banorët e prekur nga tërmeti, Xhaçka falënderon qeverinë turke
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar qeverinë turke për ndihmën e ofruar për banorët e prekur nga tërmeti.
Xhaçka thekson se përveç ndihmës me ekipe të kërkim-shpëtimit, Turqia dërgoi edhe ndihmë, ndërsa bujaria e këtij shteti do të pasohet me ndërtimin e 500 banesave.
“Faleminderit qeverisë dhe popullit turk për ndihmën e vazhdueshme për banorët e zonave të prekura nga tërmeti që në momentet e para.
Ndihmat e sotme materiale vijnë pas ekipeve të kërkim – shpëtimit dhe do pasohen nga bujaria e pazëvendësueshme për ndërtimin e 500 banesave.????”, shkruan Xhaçka.