Pas Elbasanit, Olsian Çela ndalet në Korçë: Hetoni krimet financiare
Pasi në Elbasan tha se bandat kanë marrë kontrollin e qytetit, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela është ndalur këtë herë në Korçë. Bisedën me prokurorët e qytetit juglindor, Çela e fokusoi tek krimet financiare.
”Është një moment i rëndësishëm në prokurorinë shqiptare krijimi i disa seksioneve, të cilët do të hetojnë krimin financiar, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe pasuritë me orgjinë kriminale, ka nevojë për një intesifikim të punës sonë në hetim të këtyre veprave penale”, tha ai.
Çela i kërkoi prokurorëve që të kenë një qasje proaktive dhe të iniciojnë hetime nisur nga të dhënat e marra prej çdo burimi, duke përfshire këtu edhe median. Kjo është vizita e dytë jashtë Tiranës e Prokurorit të Përgjithshëm, pas Elbasanit ku foli me tone të ashpra dhe kërkoi reagimin e të gjithë autoriteteve për të luftuar krimin e organizuar.