Pas fitores me 25 prill kryeministri Edi Rama “takon” online kancelaren Angela Merkel

Pas fitores më 25 prill, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm nga Europa. Takimi i fundit është ai online me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane i’a kushtoi mesazhin e fundjavës Konferenës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila do të zhvillohet këtë të hënë (05.07), në mënyrë virtuale.

”Edhe pse takimi do të bëhet vetëm me video, unë jam e gëzuar që do të mund të vijojmë bashkëpunimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Njohja e zgjedhjeve të 25 prillit nga faktori ndërkombëtar, tregon mbështetjen që ka Edi Rama për të vijuar qeverisjen e vendit, edhe për një tjetër mandat.

SHKARKO APP