Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Elbasan, në pritje të datës për Asamblenë Kombëtare
Kryeministri Edi Rama do të rikthehet ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, vetëm dy ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mësohet se kryeministri do të mbledhë sot në Elbasan të gjithë kryetarët e bashkive, për të diskutuar me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në vitin 2021.
Ndërkohë, Edi Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data.
Kujtojmë se në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe, ku mes të tjerash pikasi emri i tij në Durrës, por edhe Ilir Beqaj në Shkodër apo ndarja e Tiranës mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.