Pas Harun Çelik, një tjetër mësues rrezikon dëbimin në Turqi
Harun Çelik rrezikon të mos jetë mësuesi i parë turk mbështetës i Gylenit që dërgohet nga Shqipëria në Turqi pavarësisht se i rrezikohet jeta sipas avokatëve. Më datë 13 janar është seanca paraprake për një tjetër turk të kapur sërish në Rinas. Selami Simsek u kap në Rinas me vizë kanadeze të falsifikuar duke synuar largimin nga Turqia ku edhe persekutohej. Nisur nga ajo që ndodhi me Harun Çelik ku u bë një javë dhe askush nuk ka shpjegim se përse u dërgua në Turqi një person që i rrezikohet jeta atje, shoket e Simsek i tremben faktit se për të mund të aplikohet e njëjta praktikë nga shteti shqiptar.
Avokatët e Harun Çelik u shprehen gjatë ditës së sotme se të dy ata kishin hyrë nga Kosova dhe nëse bëhej fjalë për deportim, shteti shqiptar duhej ti dërgonte në Kosovë dhe jo në Turqi. Harun Çelik u dëbua me urgjencë nga Shqipëria mbrëmjen e 1 janarit 2020 kur të gjithë ishin pushim me qëllim shmangien e debateve për shkak të ndjeshmërisë që kanë dëbime të tilla në Turqi nisur nga fakti se të burgosurve iu mohohen të drejtat themelore, siç është një proces i rregullt gjyqësor.
Mediat turke raportuan se marrjen e Çelikut nga Shqipëria ishte një operacion i shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më tani autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim edhe pse ka kaluar 1 javë. Mediat turke raportuan se marrjen e Çelikut nga Shqipëria ishte një operacion i shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më tani autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim edhe pse ka kaluar 1 javë.