Pas historisë shokuese në Tiranë, prindërit e një vajze të mitur në Vlorë denoncojnë 67-vjeçarin: E ngacmoi seksualisht
Pas historisë shokuese të të miturës në Tiranë që përdhunohej nga një 65-vjeçar, prindërit e një tjetër vajze të vogël kanë denoncuuar në Policinë e Vlorës një person për ngacmim seksual.
Burimet nga Policia bëjnë me dije se shtetasi S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë është akuzuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ai ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Pas denoncimit të prindërve të vajzës së mitur policia e ka vënë në pranga burrin dhe po hetohet për vërtetësinë e ngjarjes. Ata e akuzojnë 67-vjeçarin se i ka thënë fjalë të turpshme vajzës së tyre.