Pas kërcënimeve, Mynyr Koni solli të bijën nga Italia

Zbardhen të tjera detaje nga kërcënimi që iu bë Mynyr Konit, tashmë rekotor i Universitetit të Tiranës.

Sipas pamjeve filmike të Prokurorisë, një makinë tip “Benz” u ndal pranë tij, ndërsa kthehej në shtëpi.

Një person iu afrua dhe i kërkoi të futej në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koni e ka pyetur disa herë “Kush jeni ju?” personit që kishte dalë në rrugë. Por si përgjigje ka marrë grushta dhe sharje. Atë e kanë futur brenda në makinë dhe kanë ecur disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brenda në makinë Koni është kërcënuar me jetën e familjes së tij, nëse nuk tërhiqej nga gara. Më pas e kanë lënë të lirë.

Sipas asaj që ka deklaruar në Prokurori, Koni ditën e nesërme të kërcënimit udhëtoi drejt Italisë ku jetonte vajza e tij, e cila është kthyer në shtëpi bashkë me të atin.

Ky veprim i Konit, të bën të mendosh se kërcënimet i janë drejtuar pikërisht për vajzën e tij dhe personat që e kërcënuan i kanë bërë të qartë se kishin detaje për të dhe familjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?