Pas kërkesës së KQZ-së, Dekriminalizimi nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin

Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy kandidatët e pavarur në zgjedhje, Bojken Abazi dhe Pal Shkambi.

Mësohet po ashtu, se për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, të akuzuar nga socialistët ende s`ka një verifikim.

Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore. Kurse, për Tushën,  Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?