Pas kritikave, Kotzias: Epiri i Veriut s’është yni, po bëjnë lojëra

Dje media greke “Protothema”, shkruajti mbi marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe çështjen Çame. Ndërsa sot ka reaguar ministri i Jashtëm grek, ku i është përgjigjur kritikave të shumta pas deklaratës se: ”Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston”. Mediat greke kanë shkruar se Kotzias ka deklaruar që ky territor nuk i përket Greqisë.

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?-është shprehur ai.

Sipas Kotzias, çështja çame nuk ka asnjë diskutim dhe theksoi se nuk duhet të ketë as pretendime territoriale. Sipas tij janë disa anëtarë të “Demokracisë së Re” që po bëjnë lojëra, e thonë gënjeshta për shkëmbimin e Çamërisë me Epirin e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?